Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur si duket po punon në projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për Alban Ramosajn, i cili ka kohë që nuk ka ardhur para fansave të tij me ndonjë këngë të re.
Së paku na ka lënë të kuptojmë ai teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku ka mbi 100 mijë ndjekës.
“Thirrëm” ka shkruar Albani krahas një video të sjell në rrjetet sociale teksa shihet në studio të incizimeve.
Ramosaj nuk ka dhënë më shumë detaje rreth projektit duke ia lënë kohës që të zbulojë se me çka do t’i befasojë fansat.
Ndryshe, “Ëndrrat e mia” është projekti i fundit muzikor i artistit, projekt ky që përmbylli edhe triologjinë e Albanit, “Hiraeth”. /Telegrafi/