Bordi i KB Rahoveci në një mbledhje të rregullt të mbajtur të dielën ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të klubit Bekim Hoxha.
I njëjti ka njoftuar bordin se është i detyruar të tërhiqet nga pozita drejtues për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Parandalimin e Konflikimit të Interesit, ku Neni 14 i këtij ligji decidivisht pamundëson që një person të mbaj njëkohësisht pozitën e zyrtarit publik dhe atë të Kryetarit të Klubit, meqë klubi është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare.
Anëtarët e bordit kanë falënderuar kryetarin Hoxha për punën e tij pesëvjeçare, ndërsa i njëjti konformë aspekteve ligjore do të vazhdojë kontributin në skuadër.
Pas këtij vendimi dhe diskutimeve të gjera në bord, po ashtu me votë unanime është vendosur që ushtrues i detyrës së kryetari të klubit të emërohet anëtari i bordit, Alban Rama.
Klubi aktualisht ndodhet në mes e shumë përgatitjeve për sezonin e ri, punë të cilat kërkojnë fokus dhe angazhim intensiv nga i gjithë bordi.
Bordi i KB Rahoveci ashtu edhe si në të kaluarën garanton që skuadra e tyre edicionin e ri do të jetë edhe me fortë se në edicionin paraprakë, derisa pjesëmarrja në gara ndërkombëtare është garanci se na pret një super sezon.