Telegrafi

Alban Nimani sulmohet fizikisht në Fakultetin e Arteve

Artisti Alban Nimani është sulmuar sot fizikisht Zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve.

Kështu ka njoftuar vet Nimani në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai shkruan se ky institucion ka rënë nën çdo nivel, prandaj edhe jep dorëheqje të parevokueshme.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Të dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi”. /Telegraf/