Site icon Telegrafi

Alban Muja përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias që do të mbahet më 2019, nga 11 maji deri më 24 nëntor.

Muja përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se është i nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë edicion të Bienales.

“I nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësuar Pavijonin e Kosovës në edicionin 58 të Bienales së Venedikut”, ka shkruar Muja.

Exit mobile version