Gjatë festave të fundvitit shumë prej këngëtarëve shqiptarë po sjellin projekte të ndryshme.
Një prej tyre është edhe Alban Mehmeti, i cili ka publikuar këngën më të re, por që nuk e ka shoqëruar me video.
“Ta du”, titullohet kënga e re e këngëtarit, që pritet ta dëgjojmë në radio dhe televizionet kosovare.
Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Granit Gashi.
Theksojmë se Albani ka sjellë edhe disa potpuri të reja në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Kaltrina Selimin.
Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtarit, i cili do të sjell edhe disa të tjerë gjatë vitit 2019. /Telegrafi/