Këngëtari i njohur i muzikës popullore Alban Mehmeti ka një jetë të lumtur familjare, ndonëse nuk ekspozohet edhe aq shumë në media.
Sot (e enjte) këngëtari shënon plot tri vite nga martesa e tij me bashkshorten Fjolla, dhe me këtë rast ai ka vendosur të publikojë një fotografi të martesës së tyre në Instagram.
“Sot tre vjet. I lumtur dhe krenar që do të kem pranë gjith jetën. Urime, pritshim edhe shumë bashkë me Lurnin tonë”, kanë qenë fjalët emocionuese të Albanit dedikuar bashkëshortes së tij. /Telegrafi/