Telegrafi

Alban Mehmeti dëshmitar i një fejese në mbrëmjen e maturës

Mbrëmja e maturës është ditë e shënuar në kalendarin e çdo njërit nxënësi të shkollave të mesme.

Por, këngëtari Alban Mehmeti ishte dëshmitar i një rasti të veçantë teksa argëtonte nxënësit e shkollës profesionale në Vushtrri.

Dritoni ka befasuar të dashurën Mirlindën teksa i propozuar fejesë në mbrëmjen më të veçantë të çiftit.

Këtë moment të shënuar e ka publikuar në YouTube këngëtari, i cili u përkujdes edhe për urimin e parë të dyshes.

Padyshim se kjo natë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e çiftit, si një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Ndryshe, Mehmeti është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/