Telegrafi

Alban Mehmeti bëhet baba për herë të dytë (Foto)

Alban Mehmeti ka një arsye më tepër që të jetë i lumtur.

Viti 2018 ka filluar për këngëtarin shqiptar si baba i një fëmijë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e Mehmeti, Fjolla Svirca.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet pranë foshnjës së sapolindur.

Fjolla ka sjell fëmijën e dytë, të gjinisë mashkullore të cilin kanë vendosur ta quajnë Troi.

Më pas edhe këngëtari i ka kushtuar disa fjalë foshnjës së sapolindur “Falënderojmë Zotin e plotfuqishëm që mbrëmë na bekoi edhe me një djalë. Mirë se na erdhe Troi”

Kujtojmë se Albani tashmë ishte baba i një djali të cilin e kishte pagëzuar me emrin, Lurni. /Telegrafi/