Alban Mehmeti ka një arsye më tepër që të jetë i lumtur.
Viti 2018 ka filluar për këngëtarin shqiptar si baba i një fëmijë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e Mehmeti, Fjolla Svirca.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet pranë foshnjës së sapolindur.
Fjolla ka sjell fëmijën e dytë, të gjinisë mashkullore të cilin kanë vendosur ta quajnë Troi.
Më pas edhe këngëtari i ka kushtuar disa fjalë foshnjës së sapolindur “Falënderojmë Zotin e plotfuqishëm që mbrëmë na bekoi edhe me një djalë. Mirë se na erdhe Troi”
Kujtojmë se Albani tashmë ishte baba i një djali të cilin e kishte pagëzuar me emrin, Lurni. /Telegrafi/