Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi të drejtorit të RTK-së, Mentor Shala të cilit i referohet si një kriminel me petk gazetari.
Postimi i Krasniqit:
“Ja njëri nga kriminelët me petk gazetari që paguhet me paratë tona por që sulmon çdo ditë liritë dhe të drejtat qytetare duke e shëndrru RTKnë në çerdhe të SHIKut.
Nuk mund të jemi peng i bandave kriminale që kanë kapur republikën dhe institucionet e saj”, ka shkruar Krasniqi.
Alban Krasniqi është bashkëshort i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. /Telegrafi/