Site icon Telegrafi

Alban Kastrati: Bileta 80 euro për “Sunny Hill Festival”, më e lira në botë

Miley Cyrus, Calvin Harris dhe G4shi, janë tre nga emrat më të mëdhenj të muzikës në botë, që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në njërin prej festivaleve që në edicionin e parë ka bërë një spektakël të përmasave botërore.

Është “Sunny Hill Festival” i cili tashmë e ka vënë Prishtinën në hartën botërore, dhe po sjellë edicionin e dytë duke premtuar sërish spektakël.

Alban Kastrati si organizator i kësaj ngjarje të madhe në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini, ka thënë që qëllimi i këtij festivali është që të promovohet rinia e Kosovës.

“Do të jetë një turizëm kulturor që i ka munguar Kosovës. Jeta e natës sidomos është mjaft mirë e organizuar në Kosovë”, deklaroi Alban Kastrati.

Kastrati thotë se për këtë ngjarje do të akreditohen mbi 100 media ndërkombëtare duke patentuar Kosovën si një destinacion interesant.

“Për Kosovën do të flitet e shkruhet pozitivisht edhe në vende si Brazili, India apo të tjera që nuk flitet fare apo flitet në terma negativ”, tha ai.

Organizatori thotë se është fatkeqësi që të performojnë emra të tillë si Calvin Harris apo Miley Cyrus në një hapësirë si Gërmia, e cila duket të jetë e vogël.

Ai thotë se emra të tillë nuk kanë performuar në masa kaq të vogël. Kastrati thotë se Dua Lipa padyshim që do të jetë në Prishtinë por ende nuk dihet nëse do të këndojë.

Organizatori ka thënë se çmimi prej 80 eurove për tri net performancë nga 40 artistë përfshirë Miley Cyrus apo Calvin Harris është më i liri në botë.

Exit mobile version