Çdo fillim e ka një fund. E rëndësishme për të është që la gjurmë të pashlyeshme në klubin e tij të zemrës.
Legjenda e Gjilanit, Alban Hyseni, i jep fund karrierës në derbin e së shtunës ndaj Dritës.
Faqja zyrtare e Skifterave ka bërë të ditur që Hyseni do bëjë përshëndetjen lamtumirëse kundër Dritës.
Tifo-grupi bardhekuq shpreson që ta ketë Hysenin në klub edhe pas pensionimit të tij.
Skifterat pritet të bëjnë koreografi speciale për Hysenin të shtunën.