Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur pas sfidës ndaj Dritës, e cila u mbyll baras 1:1.
Hyseni u shpreh i kënaqur me djemtë e tij, por i pakënaqur me gjyqtarin kryesor Genc Nuza, i cili nuk e ndëshkoi me karton të kuq Xhevdet Shabanin në pjesën e parë, pas një ndërhyrje brutale, përcjellë Gazeta Olle.
“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Kundërshtari s’pati raste deri në momentin e golit, të cilin e pësuam në mënyrë naïve”, deklaroi Hyseni për “Supersport”.
“Në e parë u dëmtuam nga gjyqtari Genc Nuza, i cili nuk e ndëshkoi me karton të kuq Shabanin”.
“U zhvillua një derbi i zjarrtë pa kalkulime. Duhet ta ruajmë me fanatizëm këtë rivalitet”.
“Dëmtimi i Shaqirit? Nuk kam informacione ende për të”, shtoi ai.
Përkundër këtij barazimi, Drita vazhdon të jetë lider i Superligës së Kosovës në futboll (60 pikë), me tri pikë më shumë se Prishtina (57 pikë), pasi edhe kryeqytetasit luajtën baras (0-0) kundër Feronikelit. /Telegrafi/