Komenti në një foto të portierit të Partizant, Alban Hoxha nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga konfirmoi atë që flitej prej kohësh, lidhjen mes tyre.
Duket se kaq ka mjaftuar që futbollisti Hoxha të shprehet për herë të parë rreth marrëdhënies së tyre në Wake Up në Top Channel.
Ndërkohë gjatë intervistës ai ka thënë “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”, ka thënë portieri i Partizanit duke qeshur.
I pyetur nëse do te jetë këngëtarja në stadium në ndeshjen e tij të radhës që përkon me derbin me Tiranën, ai ka pohuar pa hezitim.
“Sigurisht që do të jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”, u shpreh Hoxha.
Sipas burimeve të Top Channel, Albani dhe Çiljeta janë në një marrëdhënie dhe bashkëjetojnë prej më pak një viti. Ky është çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.