Kombëtarja e Shqipërisë U21 do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor.
Trajneri i kuqezinjve të ri, Alban Bushi tanimë ka publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar.
Kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë dy takime, ku më 7 tetor luajnë ndaj Andorrës dhe pastaj katër ditë më vonë përballen me Slloveninë.
Të dyja sfidat e Kombëtares U21 do të zhvillohen në Shqipëri.
Në këtë listë risi është afrimi i Elmando Gjinit, i cili aktivizohet tek të rinjtë e skuadrës italiane Genoa. /Telegrafi/