Alban Beqiri ndalet në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, pasi u mposht me pikë nga rusi Vadim Musaev.
Vendimi ishte unanim, 5-0, për rivalin e boksierit shqiptar.
Gjithsesi për Beqirin është një rezultat historik dhe merr medaljen e bronztë pas kësaj ecurie fantastike.
Në duelin e sotëm ndikoi edhe një dëmtim që pati boksieri që garon në peshën deri në 71 kg.
Boksieri shqiptar e nisi garën duke mundur Boniface Maina (5-0), ndërsa më pas likuidoi Saimonas Banys (5-0) dhe Eduardo Chambers Beckford (4-1).
Beqiri në çerekfinale u ndesh me boksietin nga Jordania, Zeyad Eashash. Gjyqtarët nxorën fitues Beqirin me rezultatin 4-1./OS/