Telegrafi

Alba i do të gjithë trofetë

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, beson se skuadra e tij është e aftë të fitojë të gjithë trofetë.

Duke folur para ndeshjes me Celtic në Ligën e Kampionëve, spanjolli mendon vetëm në trofe.

“Ekipi ynë është sikurse fansat tonë, duan t’i fitojmë të gjithë trofetë”.

“Jemi të ngazëllyer me fillim e sezonit të ri , por ne nëse nuk e ditojmë Ligën atëherë do të kërkojmë Ligën e Kampionëve”.

“Çdo fans mbron skuadrën e tij, por jam i lumtur që kemi këtë grup lojtarësh që duan vetëm të fitojnë” .

“Ne duam që me sakrificë t’i fitojmë të gjithë trofetë këtë sezon”, ka thënë Alba.  /Telegrafi/