Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, shpreson që të shënojnë fitore me rezultat 6-1 ndaj Romës sikurse dikur.
Giallorossët në vizitën e tyre të fundit në Camp Nou, kishin pësuar me këtë rezultat në vitin 2015.
“Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, jemi skuadër e madhe dhe mund ta mposhtim çdokënd”.
“Roma është skuadër e vështirë për tu përballur. Janë kompakt dhe mund t’i shkaktojnë çdokujt probleme. Shpresoj t’i mposhtim 6-1, por janë përmirësuar shumë që atëherë”.
“Por edhe ne jemi më të mirë se sa në vitin kur e fituam tripletën nën drejtimin e Luis Enriquet, jemi në rrugën e duhur”.
“A mund t’i fitoni sërish tre titujt? Ka ende shumë rrugë për të bërë, por ne kemi shumë besim edhe pse mbetet rrugë e gjatë deri në fund të sezonit”.
Lionel Messi do të kthehet, ndërsa Roma do ta ndjejë mungesën e lojtarit të tyre më të mirë Cengiz Under.
“Me Messi ne luajmë më mirë, pra me të në fushë gjasat që të fitojmë çdo ndeshje janë më të mëdha”.
“Sa për Under, ai është lojtar shumë i mirë, lajm i keq për Romën dhe i mirë për në’, ka thënë Alba. /Telegrafi/