Site icon Telegrafi

Alba: Prioriteti im është të qëndroj dhe të pensionohem te Barcelona

Jordi Alba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Jordi Alba e ka bërë të qartë prioritetin e tij për të qëndruar te Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll është ende duke pritur që të fillojnë bisedimet e reja për rinovimin e kontratës.

Është folur shumë se spanjolli mund të largohet, por Alba e ka bërë të qartë se ëndrra e tij është të pensionohet te Barcelona.

Lexo po ashtu Alba dëshiron të qëndrojë të Barcelona

“Në futboll nuk e dini, por kam përsëritur se qëllimi im është që të qëndroj këtu”, ka thënë fillimisht Alba.

Alba duke festuar një gol së bashku me Messin (Getty Images)

“Kurrë nuk kam parë veten larg Barcelonës, pasi Barcelona është ëndrra ime”.

“Gjatë viteve, unë jam përmirësuar shumë dhe [tani] e kam vërejtur dashurinë e mbështetësve shumë më tepër”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jordi Albas

“Kam parë gjithmonë veten në Barcelonë dhe ëndrra ime është të dal në pension te Barcelona”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Alba është akademi e Barcelonës, ndërsa për ekipin e parë ka zhvilluar shtatë sezone dhe plot 274 ndeshje. /Telegrafi/  

Exit mobile version