Një skandal korrupsioni që përfshin Barcelonën po trondit Spanjën, pasi dy javë më parë, prokuroria në Barcelonë ngriti një aktakuzë për korrupsion kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të saj Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosello.
Ata akuzohen se i kanë paguar gjithsej 8.4 milionë euro, Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komisionit të Arbitrave Spanjoll dhe kompanisë së tij nga viti 2001 deri në vitin 2018.
Një nga ndeshjet e diskutueshme ishte ajo mes Barcelonës dhe Atléticos në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në vitin 2017.
Ok Diario publikoi mesazhet në WhatsApp të dërguara në vitin 2017 nga Javier Enriquez, djali i një zyrtari të lartë të korruptuar, për Alberto Soler, drejtori i atëhershëm i Barcelonës.
Ata mburren se Gil Manzano, gjyqtari ndërkombëtar spanjoll, gjykoi qëllimisht kundër Atleticos dhe, natyrisht, në favor të Barcelonës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa del Rey.
Por futbollisti i Barcelonës, Jordi Alba që ishte i ftuar në emisionin me gazetarin Risto Mejide, i cili sigurisht e pyeti nëse Barça kishte një status të privilegjuar nga gjyqtarët.
”Jo. Unë nuk besoj në këto gënjeshtra për Barcelonën. Jam inatosur kur e lexoj. E mbaj mend shumë mirë ndeshjen me Atleticon në xhiron e fundit të kampionatit. Ne u mjaftuam vetëm me fitoren dhe atyre iu mjaftoi një pikë. Messi shënoi për 2-1 nga një situatë e pastër për shkak se topi u pasua nga një lojtar i Atletico. Gjyqtarët e anuluan golin dhe Atletico fitoi titullin”, ka thënë Alba, i cili u pyet nga një gazetar nëse kishte vënë re ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë në fushë.
Jordi Alba nos habla de su mujer, Romarey Ventura:
“Hasta en la manera de vestir me ha cambiado”
Esta es la historia de muchos hombres.#ViajandoConChester #ChesterJordiAlba pic.twitter.com/b07Jq9NLVX
— Viajando con Chester (@Chester_cuatro) March 21, 2023
”Kurrë. Disa gjyqtarë ju pëlqejnë më shumë, disa më pak, por kurrë nuk vura re asgjë të dyshimtë. Shumë gjëra që janë thënë këto ditë nuk janë të vërteta”, deklaroi ai./Telegrafi/