Jordi Alba është i bindur se do të qëndrojë në Barcelonë, pavarësisht zhurmave që lidhin klubin me një lëvizje për mbrojtësin e Atletico Madridit, Theo Hernandez.
Hernandez, 19 vjeç, ka impresionuar me huazimin e tij në Deportivo Alaves këtë sezon, duke nxitur spekulimet që e lidhin atë me Liverpoolin, Real Madridin dhe Barcën.
Përkundër potencialit që po përballet me konkurrencë më të fortë për në sezonin e ardhshëm, Alba është nën kontratë në Camp Nou deri në qershor 2020 dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendi i tij në ekipin e parë pa luftë.
“Nëse klubi dëshiron që unë të qëndroj, do të doja, unë dua të qëndroj [në] Barcelonë”, ka thënë fillimisht Alba në një ngjarje të Adidasit të enjten, përcjell Telegrafi.
“Jam i kënaqur me minutat që kam luajtur këtë sezon, ndihem krenar [të jem] duke luajtur në shtëpi”, shtoi katalanasi 28-vjeçar, i cili u zhvillua në akademinë e Barcelonës por u detyrua të provonte veten në Valencia para rikthimi në klubin e fëmijërisë.
“Ju mund të dëgjoni për Theo Hernandez dhe [do të ketë] emra të tjerë javët e ardhshme, por unë jam krenar për të qenë këtu”.
“Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj për trajnerin e ardhshëm, ne lojtarët nuk vendosim, është presidenti, menaxheri dhe vendimi i bordit të drejtorëve. [Por] preferoj të luaj me katër mbrojtës”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/