Telegrafi

Alba: Nuk besoj në rikthimin e Neymarit te Barcelona   

Messi, Alba, Neymar (Foto: Mike Ehrmann/Getty Images/Guliver)

Jordi Alba nuk është i bindur se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, është në kërkim të një rikthimi te Barcelona.

Ylli brazilian u transferua te PSG-ja për një shifër rekord transferimesh prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017, por është lidhur shumë me një rikthim në La Liga.

Real Madridi ka qenë duke e monitoruar 26-vjeçarin për një kohë të gjatë, ndërsa një rikthim në Camp Nou është diskutuar gjithashtu për yllin brazilian.

Lexo po ashtu Suarez nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Neymarit në Barcelonë

Alba është në dijeni të spekulimeve, por këmbëngul se askush brenda kampit të Barçës nuk e ka diskutuar atë, pasi ata mendojnë se ka pak substancë për këto thashetheme.

“Jo, ne nuk flasim për këtë”, ka thënë fillimisht Alba për gazetën Sport kur u pyet për një rikthim të Neymarit.

Neymar dhe Alba duke e festuar një gol së bashku te Barcelona (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Në fund të ditës, kjo është ajo që njerëzit po thonë jashtë [klubit]. Por, unë nuk mendoj se është e vërtetë”.

“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët, por ai vendosi të shkojë dhe nuk shoh shumë logjikë në të që dëshiron të kthehen. Nuk e besoj”.

Lexo po ashtu Valverde: Nuk ka pasur biseda për rikthimin e Neymarit

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një mik i mirë me të gjithë në dhomën e veshjes, por për shembull janë edhe tjerë si Pedro dhe Marc Bartra, dhe ata nuk flasin për kthimin e tyre”.

“Në fund të ditës, secili merr vendimet e veta dhe ju duhet t’i respektoni ato. Por të jem i sinqertë, nuk e besoj”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Telegrafi/  

Lexo po ashtu Neymar e ka thirrur pesë herë Barcelonën për t'u rikthyer