Jordi Alba nuk është i bindur se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, është në kërkim të një rikthimi te Barcelona.
Ylli brazilian u transferua te PSG-ja për një shifër rekord transferimesh prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017, por është lidhur shumë me një rikthim në La Liga.
Real Madridi ka qenë duke e monitoruar 26-vjeçarin për një kohë të gjatë, ndërsa një rikthim në Camp Nou është diskutuar gjithashtu për yllin brazilian.
Alba është në dijeni të spekulimeve, por këmbëngul se askush brenda kampit të Barçës nuk e ka diskutuar atë, pasi ata mendojnë se ka pak substancë për këto thashetheme.
“Jo, ne nuk flasim për këtë”, ka thënë fillimisht Alba për gazetën Sport kur u pyet për një rikthim të Neymarit.
“Në fund të ditës, kjo është ajo që njerëzit po thonë jashtë [klubit]. Por, unë nuk mendoj se është e vërtetë”.
“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët, por ai vendosi të shkojë dhe nuk shoh shumë logjikë në të që dëshiron të kthehen. Nuk e besoj”.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një mik i mirë me të gjithë në dhomën e veshjes, por për shembull janë edhe tjerë si Pedro dhe Marc Bartra, dhe ata nuk flasin për kthimin e tyre”.
“Në fund të ditës, secili merr vendimet e veta dhe ju duhet t’i respektoni ato. Por të jem i sinqertë, nuk e besoj”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Telegrafi/