Barcelona ka fituar 2-1 në kuadër të javës së 27-të në La Liga si mysafir i Elches.
Golat për katalunasit i shënuan Ferran Torres dhe Memphis Depay, ndërsa për vendasit realizoi Fidel.
Barcelona ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, ndërsa Elche u vlerësua me 6.66.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Jordi Alba që u notua me 8.0.
Në anën tjetër, dështimet e kësaj përballje dolën të ishin Antonio Barragan dhe Tete Morente, që u vlerësuan me 6.1.
Vlerësimet e lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/