Telegrafi

Alba dëshiron të qëndrojë te Barca për shumë vite

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka hedhur poshtë spekulimet se ai mund të largohet nga Barcelona këtë verë pasi synimi i tij është që të qëndrojë për shumë vite në Camp Nou.

Formacioni i Blaugranëve është kthyer në tri mbrojtës dhe Alba ka kohë që po shijon kohën në stol, por kjo nuk ndikon te ai që të kërkojë qëndrimin.

“Unë kam kontratë këtu. Shpresa ime gjithmonë ka qenë që të luaj këtu, synimi është që të luaj për shumë vite këtu”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

“Është shtëpia ime dhe klubi ku e kam nisur karrierën. Unë kam qenë këtu për pesë vjet duke bërë gjithçka dhe do ët bëj të pamundurën për të qëndruar”.

“Gjithçka të shkon nëpër kokë kur je në një situatë sikur kjo dhe për mua ishte gjë e re. Unë nuk jam mësuar me këtë por më ka ndihmuar që të piqem si njeri dhe të vlerësoj më mirë gjërat”.

“Ndryshimi i sistemit të formacionit ka pasur ndikim, por ky është vendimi i trajnerit. A më pëlqen ose jo, duhet ta pranoj patjetër”, deklaroi Alba. /Telegrafi/