Telegrafi

Alba: Ceremonia e FIFA-s është gënjeshtër, Messi është në nivel tjetër

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the Group B match of the UEFA Champions League between Tottenham Hotspur and FC Barcelona at Wembley Stadium on October 3, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në një nivel tjetër krahasuar me lojtarët tjerë gjithnjë sipas Jordi Albas.

Messi ka prodhuar një tjetër paraqitje legejndare ndaj Tottenhamit të mërkurën.

Edhe pse nuk ishte në listën e tri më të mirëve të ceremonisë The Best nga FIFA, Alba mendon e Messi është më i miri.

“Për mua, The Best është një gënjeshtër. Modric është lojtar i madh, një prej më të mirëve”.

“Por, Messi është në një tavolinë tjetër, luan në një nivel tjetër. Ai edhe një herë tregoi se është më i miri në botë”.

“Kur Leo vrapon, pjesa tjetër e skuadrës duhet të shtrëngojnë dhëmbët. Ai është më i miri dhe kjo na bën të gjithë pak më të mirë”, u shpreh Alba.

Messi tashmë ka 10 gola këtë sezon në po aq ndeshje, duke bërë edhe pesë asistime.

/Telegrafi/