Telegrafi

ALB-Architect & I.C.M.E. Healthcare – emrat që qëndrojnë prapa projektit të Spitalit të Ri të Pediatrisë dhe Kirurgjisë Pediatrike “Sheikha Fatima”, në Prishtinë

ALB-Architect & I.C.M.E. kanë ofruar shërbime të konsulencës gjatë fazës së projektimit, tenderit, mbikëqyrjes si dhe gjatë testimit, komisionimit dhe pranim-dorëzimit të spitalit “Sheikha Fatima”.

Projekti është realizuar sipas standardeve ndërkombëtare, me përfshirjen e stafit profesional të profileve të ndryshme dhe specifike për objekte të kujdesit shëndetësor.

Objekti i ri i Spitalit Pediatrik, shërben në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për fëmijët e Kosovës. Spitali është i inkorporuar në kampusin ekzistues të QKUK-së dhe është i lidhur me spitalet ekzistuese pediatrike dhe gjinekologjike përmes tri urave-mbikalimeve të mbyllura, të ndërtuara me konstruksion metalik.

Nga pikëpamja arkitektonike, qasja multidisiplinare zbatohet në funksion të shërbimeve, komoditet dhe efikasitet të energjisë.

Ky spital tashmë është një ndërtesë funksionale, ku janë akomoduar: dhomat e operacionit, njësitë e kujdesit intensiv pediatrik dhe neonatal, reparti onkologjik dhe kirurgjik, reparti i emergjencës dhe traumës, departamenti i radiologjisë dhe departamentet ambulatore.

Spitali është i pajisur me pajisjet më moderne mjekësore të cilat mundësojnë funksionimin e plotë të spitalit dhe mbulojnë të gjitha nevojat dhe shërbimet e pediatrisë.