Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit derisa bërtiti “Allahu Akbar”.
Ky burrë ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse, transmeton Telegrafi.
Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë, derisa sulmuesi besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.
Pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, ky burrë është arrestuar, por derisa është futur në veturën e policisë bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.
“Ishim duke biseduar në rrugë kur ky burrë filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.
Dyshohet se ky burrë ishte liruar në prill të këtij viti nga spitali psikiatrik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y_KAJ9fgniw