Telegrafi

Pasi u alarmua me gjendjen e nënës së tij shkaku i sulmit në tru – Cristiano Ronaldo kthehet te Juventusi për të zhvilluar seancën stërvitore

Cristiano Ronaldo mori lajmin tronditës rreth nënës së tij Dolores Aveiro që kishte pësuar sulm në tru në mëngjesin e ditës së martë.

Ajo ishte dërguar me urgjencë në një spital në Portugali, derisa shoqërohej nga mjeku familjar.

Me të kuptuar lajmin, ylli 35-vjeçar ka fluturuar menjëherë drejtë vendlindjes për të qenë afër nënës së tij në ato momente të vështira.

Mediat portugeze raportojnë se gjendja e Dolores është e mirë dhe kjo ka bërë që pesë herë fituesi i Topit të Artë të rikthehet menjëherë në Torino.

Lexo po ashtu Ronaldo deklarohet për gjendjen e nënës së tij

Nga aty, ylli portugez ka zhvilluar seancën stërvitore te Juventusi, para ndeshjes me Bologona që zhvillohet ditën e diel nga ora 18:00.

Ronaldo dukej në disponim të mirë pas atij lajmi shokues dhe ka vazhduar të stërvitet normalisht te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/