Site icon Telegrafi

Alarmon policinë për shkak të limonadës

Policia ka arrestuar mashkullin e frustruar 66-vjeçar të shtunën në Boynton Beach sepse e kishte thirrur numrin 911 për të paditur restorantin e ushqimit të shpejtë për faktin se u kishte harxhuar limonada.

I punësuari i restorantit nuk ka reaguar në kërcënimet e mashkullit se do ta thërras policinë nëse nuk i shet atij limonadë. Myshteriu i inatosur më pas e ka thirrur numrin 911.

Rreth pesë minuta i është ankuar operatorit telefonik për situatën e tij të palakueshme duke pritur nga ai që të reagojë në ankesë, njofton Yahoo.

Në vend që të dënoj restorantin për mungesë të limonadës, policia, natyrisht, e ka arrestuar mashkullin për keqpërdorim të numrit 911 në të cilin bëhen vetëm thirrjet urgjente.

Exit mobile version