Ministri i Financave, Bedri Hamza ka alarmuar kabinetin qeveritarë lidhur me shpenzimin enorm të rezervave shtetërore.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hamza tha se rezervat janë drejt fundit. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri, shkruan Insajderi.
“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.
Vetëm sot nga rezervat, u ndanë 500 mijë euro për të shënuar vitin e Skënderbeut, për aktivitetet që do të shënojnë 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. /Telegrafi/