Policia alarmohet për persona me veshje të çuditshme në Samadrexhë të Vushtrrisë për të cilët Vanorët dyshuan se janë pjesëtarë të ISIS-it.
Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, katër ditë më parë Policia e Kosovës kreu një aksion, pas raportimeve të banorëve të zonës për disa persona me pamje jo të zakonshme. Banorët dyshuan se ata mund të jenë pjesëtarë të ndonjë organizate terroriste.
Policia është venë në aksion dhe nga verifikimet rezultoi se personat e dyshuar ishin shtetas nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, por që ndodheshin në dasmë.
Banorët e Samadrexhës thonë se paraqitja fizike e atyre personave dhe veturat e tyre luksoze i ka shtyrë që të dyshojnë në organizatën terroriste ISIS.
Imami i xhamisë mohon që këta persona të kenë kryer rite fetare në këtë xhami. /rtk/