Stacioni kryesor i trenit në qytetin gjerman të Këlnit, është evakuuar pas një alarmi për bombë, raporton Mirror.
Ende pa u bërë 24 orë nga sulmi i mbrëmshëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin, gjermanët vazhdojnë të jenë në panik pas një alarmi tjetër për bombë, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kërcënimit me bombë, trenat e Deutsche Bahn kanë ndaluar operimin, derisa autoritetet e sigurisë kanë evakuuar stacionin kryesor të trenit në Këln për shkaqe sigurie.
Sipas Mirror, policia gjermane kishte pranuar një telefonatë anonime rreth orës 18:30 ku pretendohej se mund të ketë bombë në stacionin e trenit. /Telegrafi/