Raporte të ardhura nga pjesa lindor e Shën Petersburgut kanë treguar për një shpërthim të një pallati, shkruajnë mediat e huaja.
Po sipas tyre, përcjell Telegrafi, fotot e publikuara në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë anën e dëmtuar të një ndërtese 16 katëshe dhe mbeturinat e shpërndara rreth saj.
Shërbimet e shpëtimit thonë se kanë evakuuar banorët e ndërtesës dhe janë duke pritur hetimin e situatës.
Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para se një mur anësor të rrëzohej nga ndërtesa.
Mediat ruse citojnë një zyrtar komunal i cili ka thënë se incidenti kishte të bënte me ndërtimi dhe se nuk ka pasur ndonjë viktimë. /Telegrafi/
https://twitter.com/fontanka_news/status/849964442225913856?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F383704-apartment-building-evacuated-russia%2F