Telegrafi

Alarmohen skuadrat e mëdha, Lyon mund ta humbas Depayn pasi ka mbetur jashtë garave evropiane

Kampionati francez Ligue 1 ka përfunduar para kohe, shkaku i pandemisë Covid-19.

Federata Franceze e Futbollit mori vendim që të përfundojë kampionati, teksa jashtë garave evropiane kanë mbetur dy klubet e mëdha Lyon e Monaco.

Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës mund t’i kushtojë shtrenjtë Lyonit, pasi mund ta humbasin yllin e ekipit Memphis Depay.

Kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që po synojnë transferimin e Depayt gjatë afatit kalimtar veror.

Agjentët e lojtarit i kanë konfirmuar presidentit të Lyonit, se ylli holandez mund të largohet në verë pasi dëshira e tij është të luaj në Ligën e Kampionëve.

Roma, Milan, RB Leipzig e Borussia Dortmund janë skuadrat që po e duan holandezin, ndërsa si favoriti kryesor shihet Paris Saint Germain.

Lyon dëshiron ta mbajë me çdo kusht ish-anëtarin e Man Utd, mirëpo nëse ai vendos të largohet atëherë klubi nuk do ta pengoj.

Për ta lënë të lirë largimin e tij, Lyon synon të fitojë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/