Site icon Telegrafi

Alarmohen skuadrat e mëdha, Frankfurti i vendos një çmim të ulët largimi Andre Silvas

Andre Silva është njëri nga sulmuesit më në formë në Evropë këtë edicion.

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer në Gjermani me fanellën e Eintracht Frankfurtit, duke shënuar rregullisht.

25-vjeçari në 28 ndeshje zyrtare këtë edicion, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë nëntë asistime, duke arritur shifra të jashtëzakonshme.

E falë këtyre statistikave impresionuese, Silva është futur në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha evropiane si Chelsea, Man Utd, Arsenal, Barcelona e Atletico Madrid.

Megjithatë lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania kanë befasuar të gjithë opinionin sportiv me kërkesat e Eintracht Frankfurt.

Mediat gjermane kanë raportuar se Frankfurt do ta lejoj largimin e Silvas vetëm për 30 milionë euro.

Kjo po llogaritet si çmim shumë i ulët për një lojtar si Andre Silva që po kalon formë të jashtëzakonshme.

Gjithsesi largimi i lojtarit nga Eintracht Frankfurt në verë duket i sigurt, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat e lartëpërmendura do t’i fitojë shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version