Donald Trump dhe Vladimir Putin po tentojnë të rivizatojnë hartën e Evropës, pas bombës ‘Brexit’ nga Britania e Madhe.
Alarmi vjen nga një grup i politikanëve francezë, me në krye Jean-Pierre Raffarin, ish-kryeministër i Francës dhe raportohet nga The Independent.
Presidenti i ri amerikan, thonë ata, mund të përdorin nevojën e dëshpëruar të Britanisë për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, për të minuar dhe dobësuar Bashkimin Evropian.
Theresa May ishte udhëheqësi i parë i huaj që vizitoi Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve dhe Trump deklaroi se një marrëveshje e re tregtare mes SHBA dhe Britanisë së Madhe do të bëhet me shpejtësi pas Brexit.
Diplomatët europianë theksojnë se Londra ka luajtur në mënyrë të përsëritur “kartën Trump”, përcjell Panorama, duke pretenduar se duke e lënë tregun e vetëm evropian nuk do të ketë pasoja negative ekonomike.
Trump dhe këshilltarët e tij kanë qenë të zëshëm në sulmet e tyre në Bashkimin Evropian, dhe Jean-Pierre Raffarin, ish-Kryeministri francez, ka shprehur shqetësim të thellë se administrata amerikane ka në shënjestër shtetet individuale anëtare për marrëveshje britanike të stilit dypalësh për të testuar solidaritetin e BE.
“Trump është duke u përpjekur të mbajtur peng BE-në me Brexit”, tha ai, duke shtuar se “Vladimir Putin dhe aleatët e tij mund të përdorin të tilla manovra për të destabilizuar aleancën evropiane perëndimore”.
Sipas tij, kjo parashikon përpjekjen për t’i ndarë shtetet.
“Takimi mes May dhe Trump është diçka që na prek. Vështirësia me Trump është se ai është plotësisht i paparashikueshëm, ne duhet të shohim se çfarë ai do të bëjë. Por ne kemi marrë sinjale shqetësuese”, tha Rafarin.
“SHBA dëshiron të bëjë marrëveshje dypalëshe me miqtë e saj. Ne nuk pranojmë këtë qasje, ne jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian dhe ne duhet të qëndrojnë së bashku”, tha ai më tej.