Site icon Telegrafi

Alarmi i suksesshëm në kryeqytet

Testimi i alarmeve për informimin e ndonjë fatkeqësie të mundshme, ka rezultat me sukses dhe çdo gjë ka shkuar normalisht në Komunë e Prishtinës.

Këto alarme janë vendosur në disa nga pikat kryesore të kryeqytetit dhe përmes ndryshmit të tingullit, paralajmërojnë gjithsej katër fatkeqësi natyrore.

Sipas shefit të sektorit për emergjenca në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ibush Kelemendi tha se këta alarme janë të vendosura në 14 pika të ndryshe.

“I kemi 14 pika, një e kemi mbi Radio Kosovë, pastaj një e kemi mbi ndërtesën e komunës së vjetër, e kemi një mbi prokurori, i kemi në gjashtë shkolla fillore, duke përfshirë në tërsi qytetin, duke filluar prej Dardanisë në Ulpianë, Arbëri, Breg të Diellit dhe Tasligje”, tha Kelmendi.

Sipas tij, këta alarm kanë katër shenja t ë sistemit të alarmimit, të cilat ndryshojnë me tingull dhe kohëzgjatje.

“I kemi katër shenja të sistemit alarmimit, është paralajmërimi i rrezikut, i cili zgjat 120 sekonda dhe është tingull i një trajtshëm dhe paralajmëron rrezikun e mundshëm për qytetarët. Pastaj, e kemi rrezikun e pashmangshëm, është tingull valor i cili zgjatë 60 sekonda dhe përdoret në rast të ndonjë fatkeqësie të madhe, qoftë zjarr, fatkeqësi natyrore, qoftë armë radiologjike apo edhe fatkeqësi të tjera. Kemi edhe alarm për përfundimin e rrezikut, i cili zgjatë 30 sekonda dhe është i një trajtshëm dhe testimin e sirenave, që jemi ka e testojmë sot, është 30 sekonda dhe është një tingull i njëtrajtshëm”, tha Kelemendi.

Ai shtoi se përpos sistemit të alarmimit publik, ndërmarrjet e mëdha, ato të cilat punojnë dhe përdorin mjete të rrezikshme, janë të detyruar që t`i kenë sistemet e alarmit në kuadër të ndërmarrjeve të tyre.

Për fshatrat e Komunës së Prishtinës nuk ka sistem të alarmit. Kurse sistemi i alarmeve, brenda kryeqytetit do të testohet çdo të shtune të parë të muajit, gjatë një viti.

Exit mobile version