Site icon Telegrafi

Alarmi i shkencëtarëve: Ngrohja globale sjell më shumë reshje, por lumenjtë e mëdhenj po thahen

Ngrohja globale sjell më shumë reshje shiu, por ndërkohë kriza e ujit po zgjerohet. Shkencëtarët duan t’i japin përgjigje këtij paradoksi global.

Studimi më i madh i reshjeve globale dhe lumenjve, ka zbuluar thuajse saktësisht atë çfarë po ndodh me ujin në planetin tokë.

Shkencëtarët nga Uellsi mblodhën të dhëna nga 43,000 stacione të reshjeve dhe 53,000 vende të monitorimit të lumenjve – në 160 vende të botës.

Studiuesit shpresonin të zgjidhnin një mister klimaterik: reshjet janë në rritje, pse furnizimet me ujë po pakësohen?

Një vlerësim i kohëve të fundit nga Kombet e Bashkuara sugjeroi se pothuajse gjysma e popullsisë së botës do të jetonte në zonat e “stresit të lartë të ujit” deri në vitin 2030.

“Kjo është diçka që ka humbur,” tha autori i studimit Profesor Ashish Sharma, përcjell oranews.tv.

“Pritëm që reshjet të rriten, pasi ajri më i ngrohtë përmban më shumë lagështirë – dhe kjo është ajo që parashikojnë modelet e klimës. Ajo që nuk e prisnim është se, pavarësisht shiut ekstra kudo në botë, është se lumenjtë e mëdhenj po thahen”.

Shkencëtarët fajësojnë “tharjen e tokave” për zvogëlimin e furnizimit me ujë.

Zonat me reshje të konsiderueshme në përgjithësi konsiderohen më të mira për bujqësinë.

Këto toka thithin reshjet dhe më pas pjesa e tepërt e ujit përfundon në lumenj.

Këto lumenj janë perfekt për bujqësinë – duke u lejuar fermerëve të rrisin kultura të shëndetshme dhe të ujitura mirë.

Por nëse toka është shumë e thatë, atëherë uji i tepër nuk do të përfundojë në lumenj, pasi toka të tilla thithin më shumë ujë.

“Më pak ujë në lumenjtë tanë do të thotë më pak ujë për qytetet dhe fermat. Dhe tokat më të thata do të thotë se fermerët kanë nevojë për më shumë ujë për të mbjellë kulturat”, thotë profesori.

“Më e keqja, ky model përsëritet në të gjithë botën, duke marrë përmasa serioze në vende që deri më tanin ishin të thata”.

Sharma e konsideron këtë “tepër shqetësuese”.

Exit mobile version