Site icon Telegrafi

Alarmi kundër zjarrit i anuloi gjykimet për ngjarjet në Kuvend dhe “Monstrës”

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit dhe “Monstrës” që duhej të mbaheshin në ora 10:00, sot u anuluan për orën 11:00 për shkak të defekteve në objektin e ri të Gjykatës Penale Shkupi 1.

Më shumë se gjysmë ore pas terminëve të caktuara për fillim të seancave gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit dhe “Monstrës”, të akuzuarit, avokatët e tyre dhe gazetarët që i ndjekin gjykimet ishin lënë të presin në temeperaturat e iulta jashtë dyerve të objektit të ri të Gjykatës Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në ora 10:40 nga gjykata thanë se bëhet fjalë për problem teknik dhe për këtë shkak do të vazhdojnë gjykimet pas orës 11. Me siguri bëhet fjalë për problemin e sistemit të alarmit në objekt.

Kjo nuk është hera e parë e problemit teknik në objektin e ri ku për shkak të problemit anulohen seancat. Më parë përsëri kishte problem me e objektit të ri, ndërsa seanca gjyqësore u transferuan në objektin e vjetër për shkak të aparateve audio dhe video ku u prezantuan dëshmitë./Telegrafi/

Exit mobile version