Telegrafi

Alarmante: Një zhurmë misterioze po largon kafshët nga Kanadaja

Në ekstremin veri-lindor të Kanadasë, në ngushticën e Fury dhe Hecla, një fenomen i çuditshëm ka shqetësuar banorët dhe autoritetet. Një vibrim i panjohur po detyron kafshët të largohen nga zona ku jetojnë, veçanërisht peshqit.

Një tingull i ngjashëm është regjistruar edhe në Forest Grove, SHBA, disa muaj më parë. Për momentin nuk është gjetur akoma asnjë shpjegim. Autoritetet kanadeze kanë vendosur të dërgojnë atje ushtrinë dhe të nisin një hetim.

Të shumta hipotezat e marra në konsideratë: Që nga aktivitet njerëzore deri tek sulmet ambientaliste, për të larguar peshqit e shumtë, që ka në këtë zonë.

Një rast si ky ka ndodhur edhe në Windsor, Ontario. Një studio kanadeze thotë që ka gjetur burimin e tingullit misterioz, i cili sipas tyre vjen nga një uzine e shkrirjes së çelikut në ishullin Zug.

Pavarësisht asaj që thuhet asgjë nuk është zyrtare. Hetimet vazhdojnë dhe misteri mbetet.