Dita e diellit ka ekspozuar shkallën e dëmtimit të kullës Grenfell në Londrës, e cila po konsiderohet nga mediat britanike si “ndërtesa e ferrit.
Një zjarr i fuqishëm në kullë ka bllokuar dhjetëra banorë në katet e mësipërme dhe ka bërë që familje të tëra të hidhen nga ballkoni për të shpëtuar.
Kulla ka mbetur pothuajse plotësisht e djegur, shkruan “BBC”.
Autoritet britanike kanë ngritur alarmin se ajo mund të rrëzohet nga momenti në moment.
Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë që ulërinin me dëshpërim për ndihmë
Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve, shkruan syri.net. Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.
Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatori kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.
Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.
Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.
Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky është incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”
Policia tha se një numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.