Telegrafi

Alarmante: Hulumtimi zbulon se Kosova humb çdo ditë nga një hektar pyje

Degradimi i natyrës dhe shpyllëzimi i vendeve është një problem me të cilin po përballet Kosova dhe bota në përgjithësi.

Lëvizja #mosemerrmalin ka ndërmarrë disa hapa të cilat e frenojnë shpejtësinë e humbjes së pyjeve.

Sipas një hulumtimi të tyre, duke u bazuar në ekspertiza me GIS (Sistemit Informativ Gjeografik) (GIS) dhe imazhe satelitore nga Agjencia Hapësinore e Evropës dhe CorrelAid Holandë është arritur në përfundimin se Kosova është duke e humbur mbi një hektarë pyje në ditë.

Nëse vazhdojmë me këto humbje, në vitin 2035 nuk do të kemi pyje të shëndosha, thotë ky hulumtim.

“Këto të dhëna na brengosin, e ardhmja e gjeneratave te reja, fëmijëve tonë është në shkatërrim e sipër!’.

Të gjithë qytetarët e kanë mundësinë për t’u bërë pjesë pjesëtar i këtij ndryshimi:

22 Prill 09:00-12:30 – Seminar ku do të analizohen faktorët, barrierat, mirëpo edhe zgjidhjet e probleme të shpyllëzimit. Çfarë më konkretisht mund të bëjmë?

22 Prill 16:00-18:30 – Ceremonia e prezentimit dhe lancimit të Zotimit të #mosemerrmalin dhe dialog me të ftuarit panelist-reprezentues të shoqërisë civile, biznesit dhe sektorit publik.

23 Prill 10:00 -16:00 – mbjellja e fidaneve në dy zonat e identifikuara në regjionin e Mitrovicës. Kemi kënaqësi se thirrjes tonë iu është bashkuar Forumi për Veprime Klimatike në nivel Lokal LOCAFsë bashku me UN-Habitat Kosovo, @FoodandAgricultureOrganization Kosovo (FAO), Komunën e Mitrovicës së Jugut, si dhe mbështetje të Zyrës së Presidentes së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ministrisë së Mjedisit Fitore Pacolli, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). /Telegrafi/