Telegrafi

Alarmante, 214 të infektuar dhe katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ky numër i të infektuarve ka dakë nga 413  mostra të testimeve të kryera,  kurse katër persona kanë vdekur dhe 60 janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

“Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 68 raste,

Ferizaj 55 raste,

Mitrovicë 35 raste,

Fushë Kosovë 13 raste,

Prizren 10 raste,

Lipjan 8 raste,

Vushtrri 6 raste,

Drenas 3 raste,

Podujevë 3 raste,

Gjakovë 2 raste,

Skenderaj 2 raste,

Obiliq 2 raste,

Han i Elezit 2 raste,

Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Suharekë dhe Shtime. /Telegrafi/