Telegrafi

Alarm te Manchester City: Haaland dëmtohet para përballjes me Liverpoolin

Manchester City përjetoi një goditje të madhe para ndeshjes me Liverpoolin pasi ylli i tyre, Erling Haaland, u lëndua në kyçin e këmbës gjatë një ndeshjeje me Norvegjinë.

Sulmuesi hyri nga stoli në një ndeshje miqësore që skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-0, por tifozët e Man City dhe trajneri Pep Guardiola duhet të jenë nervoz m futjen e tij në lojë.

Ndërkohë që ndeshja po afrohej drejt fundit, Haaland pësoi një dëmtim, dhe doktori i ekipit kombëtar, Ola Sand, la të kuptohet se 23-vjeçari ka dëmtuar sërish kyçin e këmbës që e ka shqetësuar në të kaluarën.

Haaland ka treguar një formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni, duke shënuar 17 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat.

Çdo mungesë e tij do të ishte një goditje e rëndë për Guardiolan dhe Man Cityn, të cilët janë të vendosur të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.

Tani qytetarët do të presin me shqetësim lajmin rreth shkallës së lëndimit të Haaland, ku ndeshja kundër Liverpoolit zhvillohet pas nëntë ditësh. /Telegrafi/