Megjithëse nuk do të ishte portieri i parë i Gjermanisë, pasi para tij gjtihmonë ka qenë Manuel Neuer, Marc-Andre ter Stegen ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në Kampionatin Evropian, pas kryerjes së një operacioni në gjurin e tij të djathtë.
Portieri gjerman ka qenë i rreëgullt për Barcelonën këtë sezon, edhe një herë duke shkëlqyer, megjithatë ai mbetet prapa veteranit të Bayern Munchen në sytë e Joachim Low.
Ka mbetur vetëm edhe një xhiro që ky edicion i La Ligës të përfundoi, megjithatë Ter Stegen do ta humbasë atë pasi ai ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit menjëherë.
Procedura në vetvete thuhet të jetë një operacion terapeutik në tendinën patellare të gjurit të djathtë të portierit dhe do të ndodhë të enjten, 20 maj në Malmo.
Dr Hakan Alfredson do të veprojë nën mbikëqyrjen dhe ndihmën e ekipit mjekësor të vetë Los Cules.
“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje plotësuese në gjurin tim. Jam i pikëlluar që do të humbas Euro 2020 këtë verë me Gjermaninë”, postoi Ter Stegen në faqet e tij të rrjeteve sociale.
Operacioni i dytë në nëntë muaj
Edhe pse nuk është një shqetësim i ngutshëm, kjo nuk është rasti i parë që Ter Stegen ka nevojë për operacion në gjurin e tij të djathtë. Në gusht të vitit 2020 ai u operua nga Dr Ramon Cugat, që do të thotë se ai humbi fillimin e sezonit 2020/21. Ai nuk e bëri paraqitjen e tij të parë të sezonit deri në nëntor. /Telegrafi/