Telegrafi

Alarm i rrejshëm për sulmues me bombë, policia bllokoi për një orë një universitet anglez

Bournemouth University në Dorset të Anglisë, është bllokuar për një orë, për shkak të një alarmi të rrejshëm për sulmues me bombë.

Studentët e shqetësuar e kanë njoftuar policinë, duke menduar se rreth këtij universiteti anglez po vrapon një sulmues, që e ka të veshur jelekun e mbushur me eksploziv, të ngjashëm me ata që i veshin ata që kryejnë vetëvrasje në masë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ishte vetëm një atlet me veshje sportive, që në pjesën e sipërme e kishte të veshur jelekun me pesha, në mënyrë që të stërvitet duke vrapuar dhe bartur peshat.

Derisa u vërtetua se në afërsi t objektit nuk ka ndonjë kërcënim, të gjithë studentët dhe stafi u mbajtën mbyllur, derisa askush nuk u lejua të hynte brenda.

Forcat speciale e rrethuan objektin për një orë dhe e mbajtën të bllokuar, derisa një helikopter ishte gati të nisej në momentin q të jepej urdhri. /Telegrafi/