Site icon Telegrafi

I dehuri “kërcënon” Qeverinë e Maqedonisë, shteti në këmbë

Portali ”Republika” bën të ditur se shërbimet qeveritare në Ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë kanë paralajmëruar një kërcënim anonim për granatim të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas intervenimit të shpejtë të Njësisë për kundërterrorizëm në MPB, është vërtetuar se bëhet fjalë për një paralajmërim të rrejshëm. Personi që e ka paraqitur kërcënimin është identifikuar dhe konstatuar se ka qenë i dehur./Telegrafi/

Exit mobile version