Telegrafi

Alarm i rrejshëm për bombë pranë Ambasadës shqiptare në Itali

Një alarm për bombë në rrugën “Ottaviano”, ka vënë në lëvizje policinë italiane.

Bëhet fjalë për një çantë të dyshimtë që qëndronte para derës së ndërtesës ku ndodhet Ambasada shqiptare.

Forcat policore ndërhynë menjëherë pas marrjes së alarmit, duke siguruar zonën dhe bllokuar rrugën.

Por, u zbulua se çanta ishte bosh, raportojnë mediat lokale. Pas rreth njëzet minuta, rruga u rihap.