Telegrafi

Alarm i rrejshëm në Universitetin e Bostonit

Universiteti i Bostonit bën të ditur se Policia beson se alarmi në kampusin e këtij universiteti, i cili është lajmëruar në orët e hershme të mëngjesit ka qenë i rrejshëm.

Siç bën të ditur “CBS Boston” Policia beson se është e mundur që thirrja telefonike për alarme të ketë ardhur nga bota e jashtme.

Universiteti i Bostonit më herët njoftoi se në kampusin e Universitetit ka numër të madh të policëve dhe nga njerëzit është kërkuar që të largohen, transmeton Asociated Press.

Sipas mediave një pjesë e rrugës ka qenë e mbyllur ndërsa Policia në Twitter njoftoi se “po ndodh diçka brengosëse”.

Policia ndërkohë ka kontrolluar ndërtesën dhe nuk kanë gjetur asgjë.